Limaj pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit: Pothuasje gjithë jeteën e kaloi me mall, ngushëllime të gjithëve - NACIONALE

Limaj pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit: Pothuasje gjithë jeteën e kaloi me mall, ngushëllime të gjithëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fatmir Limaj, kryetari i NISMA-s, shprehu ngushëllime pas vdekjes së babit të Presidentit Hashim Thaçi, për çka shkroi se pothuajse tërë jetën e kaloi me mall.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi.

Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi.

Prehu në paqe, baca Haxhi!”, shkroi Limaj.

Lajme të ngjashme