Limaj me paralajmërim: Shumë shpejt i shihni rezultatet e frontit opozitar kundër Kurtit
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka dhënë mbrëmë një intervistë të gjatë në T7, ku ka folur për shumë tema. Por Limaj u ndal edhe te ideja e frontit të përbashkët opozitar.
Limaj deklaroi se janë duke punuar në terren për një front të përbashkët opozitar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Madje, ai bëri një paralajmërim, duke thënë se shumë shpejt do të shihen rezultatet e kësaj nismeje.
“Ne po punojmë, po punojmë në terren. A ka mu arritë ajo qysh kam qef me pa një front të përbashkët me partitë opozitare, mi nxjerr do tema, 3-4 tema, me pas qëndrim të pëerbashkët e koordinm të përbashkët… Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet e frontit, një front që po ndërtohet kadaldale por që ka me qenë një front” – paralajmëroi Limaj.