Limaj: Kuvendi është kthyer në cirkus, është koha për ndryshim - NACIONALE

Limaj: Kuvendi është kthyer në cirkus, është koha për ndryshim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar legjislaturën aktuale.

Ai ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës është kthyer në një cirkus.

Sipas tij, shumica e deputetëve janë njerëz anonim.

“Besoj që tani më qytetarët e Kosovës e kanë parë që nuk bën me bë eksperimente më shumë se kurrë na duhen njerëz në parlament që kanë një background, që din çka thojnë, që kontribuojnë në unitet unifikim, dhe qëllime të mëdhaja për vendin, që dinë me qenë të ndryshëm po të bashkuare me tema të rëndësishme për vendin, parlamenti i Kosovës na u ka kthyer një cirkus me njerëz anonimë me njerëz si me thënë me punën e parë të tyre, pa asnjë ide pa vizion përvojë dhe pa dije”, ka thënë ai në një intervistë për EO.

Ai ka vlerësuar se asambletë komunale janë më në nivel se Kuvendi i Kosovës.

“Një parlament që praktikisht secili asamble (komunale) është më e fuqishme se Parlamenti i Kosovës. Besoj qytetarët tanë të Kosovës e kanë parë dhe është koha që të vihet ndryshimi, dhe fronti jonë opozitarë është një derë një mundësi për të gjithë ata njerëz që janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të ngjashme