Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Pranoi konstituim antikushtetues të Kuvendit, dhe dha mandatar
Fatmir Limaj i Nismas Socialdemokrate vlerëson se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të dorëhiqet pas shkeljes kushtetuese të konstatuar nga Gjykata Kushteutese për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga radhët e komunitetit serb pa vota dhe propozim të përfaqësuesve të komunitetit serb.
“Presidentja jonë ka kriju pasiguri juridike dhe si rast duhet me marrë përgjegjësi”, tha Limaj në Pressint të T7.
“Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur”, tha Limaj në Pressing.
“Duhet të marrë përgjegjësi”, ripërsëriti Limaj, që sipas tij nënkupton “dorëheqje”.