Limaj: Çliruesit e Kosovës janë Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi dhe e gjithë UÇK - Kurti s’mund ta ndryshojë historinë - NACIONALE

Limaj: Çliruesit e Kosovës janë Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi dhe e gjithë UÇK - Kurti s’mund ta ndryshojë historinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti nuk mund ta rishkruajë historinë. Ai tha se çlirimtarët e Kosovës janë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, luftëtarët e UÇK-së.

Limaj në Presingun e T7 ka thënë se disa mund të kenë komplekse pasi nuk kanë vepruar kur ka pasur kohë, duke iu referuar betejës së UÇK-së me Serbinë.

“Nuk mundet me ndryshu histori Albin Kurti, si ti, si unë, askush. Çliruesit e Kosovës janë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Pjetri edhe ushtarët e UÇK-së. E kuptoj kompleksin që kur ka qenë koha s’kanë bërë kurrgjë”, tha Limaj.

Momenti i testimit të luftës me Serbinë, sipas Limajt, ka kaluar, dhe tani është koha për urtësi dhe mendjemprehtësi politike.

“Koha për ta provuar a lëshojmë pe, apo jo, me Serbinë, mendoj që ka qenë në luftë. Ka qenë test. Nëse në atë kohë kam qenë i gatshëm ta sakrifikoj veten, familjen, babën, nanën e fëmijët, atëherë ka qenë provimi. Nuk është më ajo kohë.”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme