Liderë evropianë urojnë presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë - NACIONALE

Liderë evropianë urojnë presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga krerët e shteteve të fuqishme evropiane me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se në adresë të Presidentes Osmani kanë arritur letra urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrat e tyre, liderët kanë përcjellë urimet për kreun e shtetit dhe qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës. Ata kanë theksuar përkushtimin e shteteve të tyre për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

Lajme të ngjashme