Liburn Aliu mbron veç Rexhep Selimin: Deri në fitoren tënde Gjeneral
Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka mbështetur ish deputetin e VV-së Rexhep Selimi për betejen e tij me drejtësinë në Hagë.
Aliu ka ofruar mbështetjen për Selimin deri në fitoren e pashmangshme siç ka thënë Ai.
Por Aliu nuk ka pëërmendur fare, Thaçin, Veselin dhe Krasniqin.
“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral!
Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”- ka shkruar Aliu.