Libri për Thaçin u përurua në Tiranë, Mehmetaj: Asnjë përfaqësues nga ambasada apo PDK-ja, bravo
Libri i dedikuar për presidentin Thaçi nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger, është botuar në Tiranë ditë më parë.
Gazetari e analisti Lirim Mehemtaj, ka shkruar në facebook se në përurim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i ambasadës së Kosovës. Madje, askush as nga PDK-ja.
Postimi:
Shtëpia Botues “Fan Noli” dhe Qendra për Hapje dhe Dialog COD në Shqipëri, kanë promovuar librin “Shtet i ri, burrë shteti modern”, të autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në promovim të librit asnjë përfaqësues i ambasadës së Kosovës. Këta po i kuptoj.
Ama në promovim asnjë përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu.
Po i rrinë Albin Kurtit për vije, bravo.
Qy nojani menen kur ta boton Shkëlzen Gashi edhe ndonjë libër në serinë “Serbia Tjetër” e shkoni.