Lëvdata që na iku: Organizata e Gjinovcit e çmon punën e Nagavcit rreth UP-së
Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës u miratuar me shumicë votash Statuti i ri i UP-së.
Në lidhje me këtë temë kishte reaguar edhe “ORCA”, organizata që udhëhiqet nga ana e Rron Gjinovcit, ish-moderator.
Në shkrimin e “ORCA”-s është edhe një lëvdatë ndaj Arbërie Nagavcit, ministre e Arsimit.
Aty shkruhet se ORCA e çmon përkushtimin e Nagavcit.
“ORCA falenderon deputetët që morën pjesë në votim dhe ata që votuan pro statutit, me theks të veçantë deputetëve minoritarë të Grupit Multietnik që treguan konstruktivitet dhe e bënë të mundur administrativisht miratimin. ORCA çmon përkushtimin e Ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci në këtë proces, Këshillit Drejtues të UP-së të drejtuar nga zt. Altin Sahiti, anëtarëve të komisionit draftues të Statutit në Universitetin e Prishtinës dhe rektorit aktual zt. Qerim Qerimi” – thuhej në shkrimin e ORCA-s.