Lëvdata që gati na iku, Qorrolli thotë se përfaqësimi i Kosovës ishte dinjitoz më 2024
Vigan Qorrolli, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, ka shkruar një shkrim me disa pika, ku ka renditur disa tema.
Mirëpo që në krye të herës Qorrolli e ka bërë të qartë përmbajtjen e tekstit të plotë.
Qorrolli është lavdëruar që në hyrje, duke shkruar se “Viti 2024: Përfaqësim dinjitoz i Kosovës në skenën ndërkombëtare”.
Tutje, ai ka listuar disa pjesëmarrje të tij në arenën ndërkombëtare.