Letra e senatorëve për sekretarin Blinken, Bislimi: Godtja e radhës për Beogradin
Faton Bislimi, zyrtar i LDK-së dhe lobues në ShBA, ka botuar letrën e dy senatorëve amerikanë, të cilët i shkruan sekretarit amerikan, Antony Blinken, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në letrën e botuar, dy senatorët amerikanë i tregon sekretarit Blinken për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Sipas Bislimit, kjo letër është goditja e radhës për Beogradin në Capitol Hill.
“Letra vije si rezultat direkt i punës sime dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve!
Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht -- qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 -- për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.” – shkruan Bislimi.