Leposaviq: Tentohet plaçkitja e bankës, Policia s'mbërrin në vend-ngjarje as pas gjysmë ore
Gjatë ditës së sotme në Leposaviq ka pasur tentim për të plaçkitur ndërtesën e Bankës Kombëtare të Serbisë, dhe për pasojë raportohet për plagosjen e një personi.
Këtë lajm e bën të ditur Radio Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes.
Sipas asaj që raporton REL, Policia e Kosovës nuk ka qenë në vendngjarje “as gjysmë ore pas incidentetit”.
Por, megjithatë kishin mbërritur më vonë pjesëtarë të EULEX-it.
Kujtojmë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje masivisht në muajin nëntor.
Gjatë dy ditëve të kaluara incidente kishte pasur edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe atë të Zubin Potokut.
