Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë
Një punëtor në Prishtinë ka pësuar lëndime trupore përderisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me këtë rast është arrestuar pronari i kompanisë ku ishte lënduar personi.
Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Hyrije Hana”.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima”, thuhet në raportin e Policisë.
