Një person lëndohet gjatë ecjes në bjeshkë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del në vendngjarje - NACIONALE

Një person lëndohet gjatë ecjes në bjeshkë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del në vendngjarje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person gjatë ecjes në majën e Bistrës në Prevallë, ka rrëshqitur dhe ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe i njëjti e ka pasur të pamundur që të ecte.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit, i cili ishte me një grup bjeshkatarësh.

“Shpëtuesit malor menjëherë aktivizohen duke u organizuar dhe koordinuar për fillimin e operacionit të shpëtimit. Pas lokalizimit të vendaksidentit dhe koordinimit të shkëlqyer me Policinë e Kosovës pa u vonuar fillon operacioni. Me të arritur në vendaksident i është dhënë ndihma e parë të lënduarit, mobilizohet këmba e lënduar dhe fillon evakuimi në drejtim të Prevallës. Evakuimi është realizuar me barelë dhe një pjesë e shkurtër me automjet terreni4x4”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, tutje ka bërë të ditur se në Prevallë i lënduari është dorëzuar tek personeli mjekësor i spitalit rajonal të Prizrenit.

Lajme të ngjashme