Lëndohen tetë minatorë të Trepçës: Dyshohet se iu ra acid mbi trup, dy në gjendje më të rëndë - NACIONALE

Lëndohen tetë minatorë të Trepçës: Dyshohet se iu ra acid mbi trup, dy në gjendje më të rëndë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë minatorë kanë mbetur të lënduar, pasi dyshohet se iu ka rënë acid mbi trup.

Lajmi fillimisht u publikua nga media lokale të Mitrovicës si JepiZë dhe Mitropol.

Se ka pasur lëndime e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Ibrahim Januzi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi edhe Bujar Jashari, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës.

Sipas Jasharit, dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme