Lëndohen katër persona në një aksident mes tri veturave në Gjakovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në fshatin Hereq të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka dhënë detaje për rastin
“Po, me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kerkuar katër persona. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, ka thënë ai.