Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Kamenicë
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se në këtë aksident mes dy veturave janë lënduar katër burra dhe dy gra.
Që të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i PK-së:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Hodonoc 20.08.2022 – 17:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes te dy veturave dhe si pasoj janë lënduar katër meshkuj dhe dy femra kosovarë. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.