Lëndohen burrë e grua nga shpërthimi i sistemit të gazit për ngrohje në një shtëpi në Lipjan - NACIONALE

Lëndohen burrë e grua nga shpërthimi i sistemit të gazit për ngrohje në një shtëpi në Lipjan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Burrë e grua janë lënduar në Lipjan si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Lajme të ngjashme