Lëndohen 13 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë - NACIONALE

Lëndohen 13 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ka ndodhur një shpërthim, që sipas dyshimeve të para thuhet se është një bombole gazi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, nga drejtoria rajonale e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Nacionale se për pasojë janë lënduar 13 persona, dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.

“Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi.” - ka thënë Zahiti.

Lajme të ngjashme