Lëndimi i gazetarëve nga policia gjatë protestës së PSD-së, IPK-ja fillon hetimet - NACIONALE

Lëndimi i gazetarëve nga policia gjatë protestës së PSD-së, IPK-ja fillon hetimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërhyrja e Policisë së Kosovës dje në protestën e PSD-së ka nxitur reagime të shumta, pasi gjatë reagimit të policisë janë lënduar disa gazetarë.

Për këtë çështje ka nisur hetim ndaj policisë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

IKP-ja ka bërë me dije se ky institucion ka filluar hetimet dhe janë në fazën e grumbullimit të provave.

“Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, është thënë komunikatën e IPK-së.

Pas protestës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagimin e policisë e ka vlerësuar si brutal.

“Pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së. Në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vet profesionale. Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë urgjentisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë kaluar kompetencat e tyre duke penguar punën profesionale të anëtarëve te medieve”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme