Lekaj: Qeveria e Albin Kurtit nuk la shtresë të shoqërisë pa e mashtruar - NACIONALE

Lekaj: Qeveria e Albin Kurtit nuk la shtresë të shoqërisë pa e mashtruar

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar përmes një postimi publik, duke akuzuar Qeverinë Kurti për mashtrim të gjerë ndaj qytetarëve dhe përkeqësim të kushteve ekonomike në vend.

Sipas Lekajt, gjatë mandatit të saj, Qeveria e Albin Kurtit nuk ka lënë asnjë shtresë të shoqërisë pa e dëmtuar. Ai thekson se ekonomia është shkatërruar gradualisht, ndërsa qytetarët janë varfëruar përmes rritjes së kostos së jetesës, pa u shoqëruar kjo me rritje reale dhe të qëndrueshme të pagave.

Në deklarimin e tij, Lekaj identifikon shtatë kategori që, sipas tij, janë goditur më së shumti nga kjo qeverisje: çiftet e reja, gratë kryefamiljare, arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë. Ai vlerëson se këto grupe u lanë pa mbështetje konkrete, pavarësisht retorikës së qeverisë për “shpresë” dhe përmirësim të jetës sociale.

Lajme të ngjashme