Lekaj i vendosur: Nëse Qeveria e pranon draftin e Asociacionit, do të protestohet, edhe atë fuqishëm - NACIONALE

Lekaj i vendosur: Nëse Qeveria e pranon draftin e Asociacionit, do të protestohet, edhe atë fuqishëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Leka, ka folur rreth draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj diskutoi dje në selinë e tyre.

Duke folur në RTV 21, Lekaj vlerësoi se nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë dokument, atëherë do të “protestohet, edhe atë fuqishëm”.

“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës.” – deklaroi Lekaj.

Lajme të ngjashme