Lekaj i AAK-së kritikon qeverinë: Kosova drejt kolapsit ekonomik
Depueteti i AAK-së, Pal Lekaj në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova po shkon drejt një kolapsi ekonomik.
Lekaj këtë e bazon në rritjen e çmimeve dhe në mos-veprimin e qeverisë ndaj krizës.
“Sa i përket ngritjes së çmimeve enorme për ushqimet bazike mendoj që kemi paralajmëruar qeverinë e Kosovës që do të vijmë në një situatë të tillë por qeveria nuk i ka interesuar që të merret me këto gjëra dhe ne po vimë në situata emergjente që duhet vepruar urgjentisht sepse qytetarët janë keq ekonomikisht dhe nëse vazhdohet me trend të ngritjes së çmimeve unë nuk di se si të shkohet më tutje përpos një kolapsi ekonomik”, tha Lekaj.
“Ne kemi kërkuar që qeveria të vie me një vendim që çmimet që të mos ketë ngritje të subvencionojmë të hiqet akciza dhe TVSh-ja për ushqimet bazike. Mirëpo qeveria nuk ka bërë një gjë të tillë deri më sot dhe tani kemi ardhur në një situatë që duhet vepruar urgjentisht për ti mbrojtur qytetarët tanë”, tha Lekaj.