Lekaj flet për sondazhet: Jo çdoherë paraqesin realitetin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur në lidhje me sondazhet e publikuara së fundmi, të cilat nuk e paraqesim mirë opozitën.
Lekaj në një intervistë për Gazetën Nacionale, ka thënë se sondazhet jo çdo herë e pasqyrojnë realitetin, duke shtuar se edhe puna jo çdoherë kuptohet nga qytetarët dhe akterët tjerë brenda vendit.
“Sondazhet jo çdoherë pasqyrojnë realitetin, dhe puna jo çdoherë kuptohet nga qytetarët dhe akterët tjerë brenda vendit. Ne si Grup Parlamentar i AAK-së kemi qenë mjaft të zëshëm dhe kemi bërë punë të madhe në Kuvend, komisione, media, tryeza me sindikata e shoqëri civile. Ne si AAK zotohemi para qytetarëve që do të jemi zëri i tyre për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre, në çdo moment kur është e nevojshme.” – ka thënë Lekaj.