Lekaj: Dukagjini është lënë anash padrejtësisht nga qeverisja e VV-së, AAK-ja do t'i rikthejë projektet e mëdha
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen që e ka pasur ndaj Dukagjinit.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveria e ka lënë anash këtë rajon.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se me qeverisjen e Aleancës do të rikthehen projektet e mëdha për këtë rajon.
“Rrafshi i Dukagjinit është lënë anash padrejtësisht nga qeverisja e Vetëvendosjes. Ne zotohemi që me Aleancën, do t'ia rikthejmë projektet e mëdha Rrafshit të Dukagjinit, ashtu siç e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj”, ka shkruar Lekaj.