Lekaj, deputetëve të VV-së: Kur po thotë baba jo, krejt po thoni jo - NACIONALE

Lekaj, deputetëve të VV-së: Kur po thotë baba jo, krejt po thoni jo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar deputet e VV-së për vartës nga kryeministri Albin Kurti.

Gjatë seancës e sotme, ku është diskutuar ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale, ai ka kërkuar ndryshimin e një neni të këtij ligji.

Por, sipas tij, deputetët e partisë në pushtet po veprojnë ashtu siç po iu thotë kryeministri.

Të bëjmë ndryshimin e këtij neni dhe kurdo që vijnë reformat në këtë kuvend për skemat pensionale ne do të veprojmë drejtë. Ju veproni politikisht, ku është humaniteti juaj, sa jeni social në këtë drejtim. Ju lutem mos mendoni vetëm në atë subjektin politik që vetëm që ka ardhur nga një grup tjetër ju tani i thoni jo. Por hajdeni t’i pyesim krejt deputetët këtu. Mund t’i thoni po kësaj nisme por kur po thotë baba jo, krejt ju po thoni jo. Pse more ashtu, moni more se jeta është më e gjatë sesa një kryeministër”, ka deklaruar Lekaj.

Lajme të ngjashme