LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidat për kryetar të Prizrenit - NACIONALE

LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidat për kryetar të Prizrenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale në Prizren. Në një tubim në këtë qytet, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi Driton Selmanajn si kandidatin që do të garojë për ta udhëhequr Prizrenin.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Abdixhiku e quajti Prizrenin “kryeqytetin e shpirtit historik” dhe vendin ku “është rrahur zemra e identitetit tonë kombëtar”. Ai tha se qyteti meriton një udhëheqje që i tejkalon ndarjet partiake dhe fokusohet në nevojat reale të qytetarëve.

Lajme të ngjashme