LDK sot e shpalos programin ekonomik: Do ta transformojë ekonominë e Kosovës - NACIONALE

LDK sot e shpalos programin ekonomik: Do ta transformojë ekonominë e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të bëjë sot prezantim e programit ekonomik.

Sipas njoftimit, programi ekonomik i LDK-së do të synojë të transformojë ekonominë e Kosovës.

Shpalosja e programi bëhet nga sot në ora 18:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, Ju ftojmë që ta përcjellni prezantimin e programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë. Sot (e hënë), më datë 11 nëntor, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe, LDK do të shpalosë alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme