LDK: Shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk lidhet me qëndrimin e partive politike - NACIONALE

LDK: Shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk lidhet me qëndrimin e partive politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk lidhet qëndrimi i partive politike me mbajtjen e zgjedhjeve në veri apo jo.

Në një prononcim për Gazetën Nacionale nga kjo parti kanë thënë se zgjedhjet në veri janë çështje që duhet trajtuar nga institucionet përkatëse.

Zgjedhjet në veri janë çështje që duhet trajtuar nga institucionet përkatëse si Presidenca, KQZ dhe Institucionet e Sigurisë. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve apo jo nuk lidhet me qëndrimin e partive politike, por të kreut të shtetit.” – kanë thënë nga LDK-ja.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar për gazetën Nacionale se institucionet e Kosovës duhet të deklarohen për këtë çështje.

Ai ka thënë se nëse institucionet ofrojnë siguri, PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Ndryshe LDK-së dhe PDK-së është qëndrimi i AAK-së.

Lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, nga foltorja e Kuvendit sot ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se gjendja atje duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme