“LDK po rikthehet, pashmangshëm”
Rikthimi i partisë së tij, LDK-së, është i afërt, sipas Lumir Abdixhikut, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kështu u shpreh ai në një takim me banorët e komunës së Deçanit në kuadër të ciklit të debatit “LDK ju dëgjon”,
Ai theksoi se në nismën e LDK-së janë përfshirë edhe grupe të ekspertëve për të shërbyer si platformë me zërin qytetar.
“Po bëhet një punë e palodhshme nga strukturat tona; në nivel qendror e lokal, ku entuziazmi dhe vullneti për punë i njerëzve tanë është dëshmi se rikthimi i madh i LDK-së është i pashmangshëm”, ka thënë Abdixhiku, në një njoftim të LDK’së.
“LDK-ja prej se ka filluar hartimin e programit të saj; ka mbajtur takime fillimisht me grupe ekspertëve dhe pastaj ka vazhduar aktivitetin e saj në terren. Po takojmë qytetarë të shumtë; punëtorë, ndërmarrës, biznese e grupe interesi për t’i dëgjuar nga afër problemet dhe sfidat e tyre të cilave do tu japim zgjidhje përmes platformës tonë e cila si burim ka zërin qytetar; ndërsa kjo platformë do ta ketë programin më përmbajtjesor që Kosova ka pasur ndonjëherë”, tha i pari i LDK-së.