LDK për zhdukjen e mostrave të Deharit: Të shkarkohet ministrja Haxhiu - NACIONALE

LDK për zhdukjen e mostrave të Deharit: Të shkarkohet ministrja Haxhiu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Mjekësisë Ligjore.

Shkëmb Manaj nga LDK-ja tha se nëse Haxhiu nuk jep dorëheqje sot atëherë kryeministri, Albin Kurti, duhet ta shkarkojë atë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që zhdukja e mostrave të Astrit Dehari nga laboratori të IML-së që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është super skandal dhe akti i shëmtuar kriminal”.

:Ky rast tregon më së mirë gjendjen në të cilën është katandisur Ministria e Drejtësisë dhe institucionet vartëse të saj. Ministrja e Drejtësisë është e paaftë që të drejtojë këtë ministri dhe të udhëheq procesin e reformave në drejtësi. Prandaj, dorëheqja e ministres së Drejtësisë është minimumi i përgjegjësisë së saj në këtë rast dhe në shumë raste tjera parapake”, tha Manaj.

Manaj në konferencë tha se nëse kryeministri Kurti nuk e shkarkon Haxhiun, atëherë ai është përshkpërgjegjës për këtë rast.

“Nuk mjafton pezullimi i zyrtarëve të IML-së, ky është një veprim me antë të të cilit mundohet të mbulohet përgjegjësia politike dhe institucionale e ministres së Drejtësisë. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, nëse nuk jep dorëheqje brenda ditës së sotme e ftojmë kryeministrin Kurti që ta shkarkojë atë – në rast se nuk e shkarkon e konsiderojmë bashkëpërgjegjës në këtë rast të zhdukjes së mostrave”.

Lajme të ngjashme