LDK në Mitrovicë e propozon Gëzim Plakollin për kryetar të komunës - NACIONALE

LDK në Mitrovicë e propozon Gëzim Plakollin për kryetar të komunës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesia e LDK-së në Mitrovicë ka njoftuar se ka propozuar Gëzim Plakollin për kryetar të kësaj komune.

Në një njoftim për media, dega e LDK-së në Mitrovicë ka thënë se konfirmon besimin e plotë te Plakolli.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune.

Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme