LDK: Mosefikasiteti i qeverisë po e rritë varfërinë në Kosovë
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Qeveria populiste është duke e rritur varfërinë në Kosovë.
Tahiri në një konferencë për media tha se mosefikasiteti i qeverisë po e rritë krizën ekonomike dhe varfërinë në Kosovë.
“Ky mosefikasitet i qeverisë në realizim të projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje të biznese, humbje të vendeve të punës dhe rritje të varfërisë në Kosovë. Po ashtu dëmtim zingjor në të gjitha fushat të kapluara nga kriza”.
Tahiri prezantoi të dhënat e raportit gjashtëmujor nga Thesari i Kosovës, që tregon se realizimi i buxhetit në këtë kohë është vetëm 9 për qind si më u ulëti në dekadën e fundit.
“Realizimi i buxhetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është vetëm 9% për i ulëti në 10 vjetët e fundit. Të dhënat e raportit 6 mujor nga Thesari i Republikës së Kosovës ku janë të paraqitura në detaje projektet kapitale dhe realizimi i tyre në faza të ndryshme e shpërfaq më së mirë edhe me numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit. Për më keq kjo paaftësi qeverisëse po ndodh në kohën më të keqe të krizës ekonomike”.