LDK mobilizohet në Suharekë, Abdixhiku: Koha i ka ardhë fitores së LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim të madh mobilizues me strukturat e saj në Suharekë, ku është theksuar besimi i plotë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga ky takim, u konfirmua edhe kandidatura e Dr. Ardian Shalës për kryetar të Komunës së Suharekës, i cili u prezantua si figura që do të rikthejë LDK-në në krye të këtij qyteti.
“Koha i ka ardhë fitores së LDK në Suharekë; prandaj s’ka asgjë që e ndalë. Dr. Ardian Shala do të jetë kryetar i radhës i këtij qyteti që frymon LDK sërish!”, u tha gjatë tubimit.
Në fjalën drejtuar qytetarëve, u shpreh falënderim për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fortë të strukturave lokale, duke u vlerësuar se me një organizim të tillë, fitorja në Suharekë është e arritshme.
“Me këso strukture mund të nisemi gjithandej. Le të punojmë për një fitore të madhe në Suharekë”, u tha në përmbyllje të takimit.