LDK kthehet te qytetarët, tubim i madh në Podujevë - NACIONALE

LDK kthehet te qytetarët, tubim i madh në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një tubim në Podujevë me qytetarë e veprimtarë të partisë.

Kreu i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, ka publikuar disa fotografi nga tubimi i madh, prej ku ka paralajmëruar se javëve në vijim, do të jenë në secilin qytet të Kosovës.

“Nga sot, përgjatë javëve e muajve në vijim, ne do të jemi në çdo qytet të Kosovës për të bashkëbiseduar hapur dhe drejtë me qytetarët tanë. LDK po fillon një qasje të re komunikimi. Ne duam t’i kuptojmë brengat e njerëzve tanë. Duam të flasim me ta për papërballueshmërinë ekonomike; duam të flasim për krizat energjetike, arsimore e shëndetësore që parreshtur po gadasin vendin tonë; duam të flasim për ikjet e punëtorëve dhe për mungesën e projekteve madhore për vendin”, ka thënë ai.

Në fund, Abdixhiku ka thënë se “LDK e ka vendin te populli”, derisa falenderoi llapjanët për pritjen e ngrohtë.

Postimi i plotë i kryetarit Abdixhiku:

Në Podujevë, mes qytetarëve e veprimtarëve tanë, në ciklin e ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”.

Nga sot, përgjatë javëve e muajve në vijim, ne do të jemi në çdo qytet të Kosovës për të bashkëbiseduar hapur dhe drejtë me qytetarët tanë. LDK po fillon një qasje të re komunikimi. Ne duam t’i kuptojmë brengat e njerëzve tanë. Duam të flasim me ta për papërballueshmërinë ekonomike; duam të flasim për krizat energjetike, arsimore e shëndetësore që parreshtur po gadasin vendin tonë; duam të flasim për ikjet e punëtorëve dhe për mungesën e projekteve madhore për vendin.

LDK është e popullit; ajo e ka vendin tek populli. Ju faleminderit të gjithë llapjanëve për pritjen e ngrohtë e diskutimin e hapur që zhvilluam sot.

Lajme të ngjashme