LDK thërret seancë të jashtëzakonshme për “mbi 350 tenderët njëburimorë” të dhënë nga Qeveria e Kosovës - NACIONALE

LDK thërret seancë të jashtëzakonshme për “mbi 350 tenderët njëburimorë” të dhënë nga Qeveria e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth numrit enorm të tenderëve njëburimor të dhënë nga Qeveria e Kosovës, gjë kjo e cila është evidentuar edhe në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njoftoi se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme e shtruar nga bashkëpartiakja e tij, Hykmete Bajrami ka gjetur mbështetjen e 39 deputetëve të tjerë opozitarë.

“Me kërkesë të deputetes Hykmete Bajrami e përkrahur nga 39 deputetë tjerë u kërkua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me tenderët njëburimor që i ka dhënë Qeveria Kurti dhe sipas asaj që rezulton deri më tani është thyerje e çdo rekordi të mundshëm. Për sqarim për publikun, tender njëburimor nënkupton dhënien e kryerjes së punëve publike apo tenderëve publikë duke mos bërë shpallje publike por duke ftuar individualisht tre kompani dhe duke vendosur mbi bazën e preferencës së institucionit tenderues”, ka thënë Gashi.

“Pra konsiderohet shkelje e jashtëzakonshme dhe në të nëjtën kohë konsiderohet burim i madh i korrupsionit. Deri tash konsiderohet se janë mbi 350 tenderë që janë realizuar në procedurën e prokurimit njëburimore. Në konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend dhe si rezultat i kësaj kemi propozuar rezolutë dhe po ashtu do të shohim mundësinë e krijimit të një komisioni parlamentar që do të merret me hetimin e kësaj problematike jashtëzakonisht të madhe që është shfaqur në qeverinë Kurti”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme