"LDK ka dy rrugë, ose zgjedhje të reja ose në opozitë"
Sipas Gazetës Express, e cila citon një zyrtar të paemër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti s’do të jetë në asnjë qeveri eventuale: as me Vetëvendosjen e as me ndonjë formacion ish-opozitar.
“Ne jemi opozitë. Pra, LDK ka dy rrugë para vetës; Opozitën, ose zgjedhjet e reja”, tha ky zyrtar i LDK’së për Gazetën Express.
Për më tepër, referuar disa thashethemeve se ka ndodhur takime joformale mes VV-së dhe LDK-së, në atë artikull mohohet të ketë pasur takim të tillë.
“Asnjë kontakt nuk ka ndodhur. Dhe, as që pritet të ketë”, tha zyrtari I LDK’së.