LDK-ja sot “Turneun e Ndryshimit” e mban në Vjenë
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë takimet me mërgatën.
Zyra për informim e kësaj partie ka bërë me dije se sot LDK-ja do të mbajë “Turneun e Ndryshimit” në Vjenë të Austrisë, nga ora 18:00.
Ky tubim do të mbahet në Linzer Strasse 429,1140 Wien.
Javën e kaluar, një tubim të tillë kjo partia e ka mbajtur në Zvicër.
Gjatë këtij tubimi, pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se “Turneu i Ndryshimit mori mbështetje edhe në Mërgatë”.