LDK-ja sot mban tubim në Ferizaj e nesër në Malishevë - NACIONALE

LDK-ja sot mban tubim në Ferizaj e nesër në Malishevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban “Turneun e Ndryshimit” nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të shkon në Ferizaj nga ora 19:00, në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘’Faik Konica’’.

Zyra për informim e LDK-së ka bërë me dije se nesër kjo parti do të jetë në Malishevë, në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00.

Në këto tubime, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po e prezanton platformën e tij politike të 9 shkurtit.

Sipas të parit të LDK-së, në këto tubime po tregohet një frymë e jashtëzakonshme e mbështetjes së qytetarëve për LDK-në.

Lajme të ngjashme