LDK-ja publikon orarin e tubimeve nga 28 maji deri më 4 qershor - NACIONALE

LDK-ja publikon orarin e tubimeve nga 28 maji deri më 4 qershor

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 28 maji deri më 4 qershor do të zhvillojë një seri tubimesh në të gjitha komunat e vendit, në kuadër të prezantimit të programit dhe vizionit të saj për ndryshim.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja theksoi se këto aktivitete nuk do të jenë vetëm tubime zgjedhore, por takime me qytetarët për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e Kosovës.

Nga kjo parti u tha se synim mbetet rikthimi i zhvillimit, shpresës dhe dinjitetit në qeverisje, ndërsa qytetarët u ftuan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi politik.

“Bashkë me qytetarët do ta ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së.

Më poshtë mund të gjeni orarin e tubimeve zgjedhore të kësaj partie.

Lajme të ngjashme