LDK-ja po e harton programin për politikë të jashtme të Kosovës
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka treguar se kjo parti është duke e hartuar programin për politikën e jashtme të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto angazhime do të bëjnë të mundur një diplomaci moderne dhe efektive që do të hap dyer Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, po punon të ofrojë programin më të mirë për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. Këto angazhime do të bëjnë të mundur një diplomaci moderne dhe efektive që do të hap dyer dhe mundësi për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kosova duhet të forcojë pozitën e vet në sistemin ndërkombëtar, kjo arrihet përmes politikave të duhura moderne evropiane dhe njerëzve të duhur në udhëheqje të diplomacisë së Kosovës. Sot në Prishtinë, në LDK, me miq dhe bashkëpunëtorë profesionistë të shkëlqyer të fushës së politikës së jashtme”, ka shkruar Murtezaj.