LDK-ja organizon konferencë për Ibrahim Rugovën, pjesëmarrës edhe Edi Rama - NACIONALE

LDK-ja organizon konferencë për Ibrahim Rugovën, pjesëmarrës edhe Edi Rama

2 vjet më parë

nga NACIONALE

2 vjet më parë

nga NACIONALE


Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, njofton se të hënën do të organizojë një konferencë ndërkombëtare që i kushtohet Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës.

Konferenca, që titullohet “Rugova dhe Perëndimi”, mbahet në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës dhe në nderim të trashëgimisë politike të presidentit Rugova.

Në mesin e pjesëmarrësve në dy panelet është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, shkruan Lidhja Demokratike e Kosovës.

E plotë:

Lajme të ngjashme