LDK-ja me "refuzim estetik", nuk çohet në këmbë për ta duartrokitur Osmanin - NACIONALE

LDK-ja me "refuzim estetik", nuk çohet në këmbë për ta duartrokitur Osmanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e mbajti sot fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Koosvës. Në fund të fjalimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës e duatrokitën presidenten Osmani.

Madje, deputetët e pushtetit, pra të VV-së e të “GUXO”-s, u çuan në këmbë. Njëjtë veproi edhe kabineti qeveritar më në krye Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Por, siç mund të shihet në fotografinë e mëposhtme, deputetët e LDK-së nuk u çuan në këmbë në nderim të presidentes. Majde disa as nuk e duatrokitën.

Kujtojmë që PDK dhe AAK-ja e bojkotuan adresimin e Osmanit.

Lajme të ngjashme