LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, shkon nesër në takim - NACIONALE

LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, shkon nesër në takim

10 orë më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai në një deklaratë për media, pas përfundimit të mbledhjes së kësaj partie, ka thënë se ky ka qenë komunikimi i parë zyrtar me VV-në, që nga përfundimi i zgjedhjeve.

“Sot kam pas një letër, ftesë, për takim me Kurtin, në formatim 1 plus 1, këtë herë të takohemi dy me dy, dhe do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Le të jetë takimi i parë, dhe do të provoj edhe me liderët e tjerë të partive politike. E bëj publike që ky ka qenë komunikimi i parë me të zyrtar, që nga përfundimi i zgjedhjeve. Ne do të flasim për parime fillimisht. Ato janë punblike të LDK-së, që të jetë trajtim githpërfshirës për institucione, dhe të ketë balance”, ka thënë ai.

Theksojmë se tashmë edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Kurtin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkaq, ka refuzuar një takim të tillë.

Lajme të ngjashme