LDK-ja i kërkon Qeverisë të nis dialogun me sindikalistët dhe të procedohet Ligji për Paga
Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga qeveria e Kosovës nisjen e menjehershme të dialogut me sindikalsistët dhe të procedohet sa më shpejtë Ligji për Pagat.
Nga ky subjekt thonë se e kanë mirëpritur lajmin për ekzekutimine pagave për muajin gusht për mësimdhënësit dhe zyrtarët publik të komunave, derisa sa thonë se qeveria është e “papërgjegjshme” ndaj vendimeve.
“Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmojnë edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë’, thuhet në shkrimin e LDK-së në faqen zyrtare ne Facebook.
LDK poashtu i bëjnë thirrje Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët e jo komunikimi të bëhet në distancë.
Ndër tjera, nga LDK-ja kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat.
“I njëjti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve, të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike”, thuhet në qëndrimin e LDK-së, të cilët thonë se janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë sikurse ndaj krizës ekonomike.