LDK e Abdixhikut dhe Osmanit “marrin bjeshkën”, ende pa përgjigje ndaj ftesës së Haxhiut - NACIONALE

LDK e Abdixhikut dhe Osmanit “marrin bjeshkën”, ende pa përgjigje ndaj ftesës së Haxhiut

2 javë më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Lumir Abdixhikut dhe e Vjosa Osmanit, sot kanë "marrë bjeshkën". Ata, së bashku me disa deputetë të “tyre” e anëtarë të kësaj partie, kanë vizituar bjeshkën e Istogut.

Tandemi Abdixhiku dhe Osmani kanë shpërndarë fotografi nga pikniku në bjeshkën e Istogut.

Osmani ka falënderuar Ilir Feratin, siç tha ajo, për “organizimin e një dite jashtëzakonisht të bukur”.

“Faleminderit Ilir F. Ferati për organizimin e një dite jashtëzakonisht të bukur në bjeshkët e Istogut”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa duhet theksuar se vetëm LDK-ja ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje ftesës së u.d. së presidentes, Albulena Haxhiut, përderisa PDK dhe AAK e kanë refuzuar.

Lajme të ngjashme