LDK dorëzon kërkesën: Shtatorja e Leotrimit të vendoset në oborr të Kuvendit - NACIONALE

LDK dorëzon kërkesën: Shtatorja e Leotrimit të vendoset në oborr të Kuvendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në faqen e tij zyrtare, ka njoftuar se dje Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

“Vendosja e shtatores së njejtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar mbi 1.000 fëmijë të vrarë gjatë luftës së fundit…Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne këkojmë nga autorietet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tone”, shkruan Selmanaj.

Selmanaj njofton publikun se LDK do të angazhohet që e njejta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore.

Lajme të ngjashme