LDK dënon përplasjet në Kuvend: Instaluesit e dhunës në Kuvend nuk kanë të drejtë moralizuese - NACIONALE

LDK dënon përplasjet në Kuvend: Instaluesit e dhunës në Kuvend nuk kanë të drejtë moralizuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka bërë një reagim të ashpër pas përplasjeve fizike në Kuvend.

Kjo parti politike i ka dalë kundër narrativës së Vetëvendosjes që po viktimizohet pas asaj që ndodhi.

“Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë edhe sot.” – shkruan kjo parti politike.

LDK-ja që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku më tej i ka cilësuar pamjet si “të shëmtuara” derisa ka përkujtuar edhe dhunën e viteve më parë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo parti thotë se do të vazhdojë “të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj.”

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme