Lavrov: Perëndimi duhet ta pranojë se Rusia e ka iniciativën strategjike në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë që u publikua të hënën vonë, tha se Perëndimi duhet të kuptojë se Rusia e mban iniciativën strategjike në Ukrainë, përderisa po lëvizin përpara diskutimet për një zgjidhje të mundshme.
Kryediplomati rus i tha agjencisë së lajmeve RIA se Perëndimi duhet t’i pranojë realitetet territorial në terren gati katër vjet pas fillimit të luftës, të cilën rusia e përshkruan si “operacion special ushtarak”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara tani e mbështesin nocionin, i cili është bërë i qartë për të gjithë, se me skadimin e mandatit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, nevojiten zgjedhje të rejë në Ukrainë.
Lavrovi gjithashtu theksoi përsëri për zgjidhjen e konfliktit nevojitet fundi i cilitdo nocion të pranisë së NATO-s në Ukrainë dhe se vendi fqinj duhet të miratojë një status neutral e pa u rreshtuar.
Rusia pretendon se katër provincat lindore e jugore të Ukrainës tashmë i ka aneksuar dhe i cilëson si pjesë e territorit të saj, edhe pse ushtarakisht i ka vetëm pjesërisht nën kontroll.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar vendit të tij garanci të sigurisë për 15 vjet, por ai ka kërkuar që kjo kornizë kohore të jetë më e gjatë, duke e përmendur periudhën prej pesë dekadash.