Lavdohet Peci: I kemi rritur 216% subvencionet për bujqit - NACIONALE

Lavdohet Peci: I kemi rritur 216% subvencionet për bujqit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur rreth subvencioneve për bujqit.

Në fakt, ai është lavdëruar gjatë në lidhje me politikat bujqësore që i ka bërë si ministër i Bujqësisë.

Por, Peci ka thënë se Qeveria nuk mund të ndikojë në çmimet e naftës.

“Përkrahja jonë në kategorinë e subvencioneve shkon deri në 216% , është rritje enorme dhe shumëfishim në të gjitha kategoritë e përkrahjes për fermerët, është përkrahja më e madhe në rajon, është përkrahja më e madhe ndonjëherë e realizuar në sektorin e bujqësisë. Tash ne nuk mundemi si institucione ose si vend i vogël të ndikojmë në nivelin e çmimeve të naftës ose të trendit të produkteve ose imputeve bujqësore që kryesisht kanë ardhur si rezultat i krizës energjetike, efektit të pandemisë dhe luftës në Ukrainë”, theksoi Peci pwr Kosovapress.

Lajme të ngjashme